Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, regjistrohet rënia më e madhe e akullit dimëror

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, regjistrohet rënia më e madhe e akullit dimëror

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur gjatë viteve të fundit, ka marrë fund. Një studim i ri tregon se është regjistruar rënia më e madhe vjetore e akullit dimëror që nga fillimi i matjeve satelitore. Në një studim të publikuar vitin e kaluar, shkencëtarët kishin konstatuar se shkrirja e akullit detar në Arktik ishte ngadalësuar gjatë 20 viteve të fundit. Sipas të dhënave, mes viteve 2005 dhe 2024 nuk ishte vërejtur një rënie statistikisht domethënëse e sipërfaqes së akullit, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të temperaturave globale. Studiuesit shpjeguan se ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, të cilat kufizojnë përkohësisht shkrirjen e akullit, kishin balancuar efektin e ngrohjes globale. Megjithatë, ata paralajmëruan se ky ishte vetëm një fenomen i përkohshëm dhe se shkrirja do...