SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –
Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washington, ka arritur në Detin Arabik. Deti Arabik lidh veriun e Gjirit të Omanit dhe më pas Ngushticën e Hormuzit. Ky dislokim vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, pretedon se Uashingtoni ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, teksa Irani thotë se rruga jetike ujore do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të zbatojë disa kushte të Republikës Islamike.CENTCOM publikoi më 20 gusht një fotografi në X të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses në kuvertë, në Detin Arabik, dhe tha se Grupi Sulmues i Aeroplanmbajtëses George Washington kishte hyrë një ditë më parë në zonën e përgjegjësisë së komandës dhe do të operojë në rajon si pjesë e dislokimit të planifikuar. The...
Burimi:
javanews.al