Kriza politike në Kosovë, Thaçi porosi nga Haga: Mazhoranca dhe opozita të ulen në tryezë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje palëve politike në Kosovë që të ulen për gjetjen e një marrëveshjeje politike, që do i jepte fund krizës. Ish-Presidenti ka theksuar për Kosovën prioritete janë siguria e vendit, reformat demokratike, reforma zgjedhore, politika e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe investimet në mbrojtje. Thaçi ka theksuar gjithashtu se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli është një mundësi për evitimin e krizave institucionale. “Mendoj se politika e Kosovës, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta: ‘sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe...
Burimi:
ntv.al