Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Kryeredaktori i Kyiv Post, Bohdan Nahaylo, deklaroi ne War Report se Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan duke dobësuar influencën e vendeve perëndimore dhe institucioneve demokratike. Sipas tij, Moska kërkon të zbehë ndikimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në rajon, ndërsa përveç objektivave politike, ndjek edhe interesa ekonomike. Ai tha se për dekada Rusia është paraqitur si furnizuesi kryesor i energjisë në Evropën Lindore, duke e përdorur këtë rol edhe për të promovuar politikat e saj. Nahaylo u shpreh se Rusia përfiton nga konfliktet dhe tensionet mes vendeve fqinje, duke synuar të ndërhyjë dhe të paraqitet si faktor zgjidhjeje. Sipas tij, krijimi dhe shfrytëzimi i tensioneve është pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur ndikimin e saj në rajon....