Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare
Nga zarzavatet te drithi, bashkë me rrushin e grurin… vetëm në Shkodër e Lezhë përmbytjet kanë shkaktuar 100 milionë dollarë dëme në dekadën e fundit në të mbjella. “Dëmi më i madh u shkaktua në veriperëndim, rajonet e Shkodrës dhe Lezhës. Bazuar në vlerësimet e bëra nga ekspertët e bujqësisë, dëmi që rezultoi nga përmbytjet në prodhimin bujqësor në këto rajone arriti në rreth 100 milionë dollarë amerikanë”, lexohet në raportin e Agjencise Kombetare te Mjedisit. Më pak prodhim bujqësor, kufizim të mundësive për vaditje, e më tej ngricat por edhe përmbytje të papritura, që përsëriten shpesh kryesisht në dimër. Këto janë rreziqet me ta cilat po përballet ekonomia shqiptare, vetëm si rezultat i ndryshimeve klimatike, e që po shkaktojnë dëme me miliona: “Në këto...
Burimi:
javanews.al