Rritet ndjeshëm konsumi i barnave dhe produkteve kozmetike në janar – mars

Rritet ndjeshëm konsumi i barnave dhe produkteve kozmetike në janar – mars

Tregu i barnave dhe kozmetikës po rritet me shpejtësi si në volum ashtu edhe në vlerë. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se në mars 2026 indeksi i vlerës së shitjeve në këtë kategori arriti në 154.8 pikë, (ku 2021 ishte =100) që do të thotë se tregu ishte 54.8% më i madh në vlerë sesa niveli mesatar i vitit 2021. Në të njëjtën kohë, indeksi i volumit arriti në 150.3 pikë, duke treguar se sasia e produkteve të shitura ishte 50.3% më e lartë se në vitin bazë 2021. Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, shitjet u rritën me 7.6% në vlerë dhe me 7.5% në volum. Ritmet pothuajse identike të dy treguesve tregojnë se zgjerimi i tregut është mbështetur kryesisht nga rritja...