“As propaganda e qeverisë s’e mbulon dot”/ Partia e Lirisë, denoncon: Dështimi i sezonit turistik, fakt tronditës

“As propaganda e qeverisë s’e mbulon dot”/ Partia e Lirisë, denoncon: Dështimi i sezonit turistik, fakt tronditës

‘Dështimi i sezonit turistik është një fakt tronditës, të cilin as propaganda e qeverisë nuk po ja del ta mbulojë dot’ tha zv/presidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho sot në një deklaratër për median nga selia e partisë. Xhixho denoncoi mungesën e standarteve më bazike, ç’organizimin dhe kaosin, realitete që nuk mbulohen dot. “Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm turistik. Por për ta përkthyer atë në të ardhura duhet më pak propagandë, më shumë shërbime, më pak beton, më shumë mbrojtje të territorit, më pak interesa klienteliste, më shumë siguri dhe standarde europiane” tha ajo. Deklarata: Dështimi i sezonit turistik është një fakt tronditës, të cilin as propaganda e qeverisë nuk po ja del ta mbulojë dot. Sepse Shqipëria që shet propagandë nuk është Shqipëria...