‘Parlamenti shërben si zyrë vulosjeje’, Gjekmarkaj: Shqipëria ka nevojë për siguri!
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar për marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen, duke deklaruar se Partia Demokratike e mbështet atë, por kundërshton mënyrën se si, sipas tij, qeveria e Edi Ramës e ka kaluar në Parlament. Në një deklaratë publike, Gjekmarkaj thekson se orientimi euroatlantik është themeli i politikës kombëtare të PD-së dhe se marrëdhënia strategjike me SHBA-në është e paprekshme. ‘Ne jemi pro marrëveshjes me SHBA-në, sepse ajo lidhet me sigurinë e vendit, me Aleancën e NATO-s dhe me interesin jetik të shqiptarëve’, shprehet Gjekmarkaj. Ai akuzon Edi Ramën se ka vepruar në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese gjatë procedurave parlamentare, duke pretenduar se deputetët janë detyruar të votojnë pa pasur në dispozicion dokumentacionin e plotë. Sipas tij, një Parlament...
Burimi:
sot.com.al