FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar. Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri. Në këto nivele, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të lartë në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e ka shënuar Serbia, që pritet të zgjerohet me 2.8%, nga 3.6% që ishin vlerësimet në tetor. Bosnjë dhe Hercegovina do të rritet me 2.2% (-0.5...