Fermerët përfitojnë nga kompensimi 10% i TVSH-së, aplikimet vijojnë deri më 31 korrik
Fermerët në mbarë vendin po përfitojnë nga skema e kompensimit në masën 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mbështetje financiare që synon të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të fuqizojë prodhimin vendas. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, u bëri dje thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të përfitojnë nga kjo skemë, duke kujtuar se afati për dorëzimin e aplikimeve është data 31 korrik, për faturat e shitjeve të realizuara gjatë periudhës 1 janar–30 qershor. Në një postim në rrjetet sociale, Salla solli në vëmendje shembullin e Bashkim Kazazit nga Kavaja, i cili prej rreth 20 vitesh merret me bujqësi dhe kultivon rrush në rreth 25 dynym serra. “Me Bashkim Kazazin nga Kavaja,...
Burimi:
sot.com.al