Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza globale e karburanteve e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme ka detyruar dhjetëra qeveri të ndërhyjnë për të mbrojtur konsumatorët dhe ekonomitë e tyre. Ndërsa çmimi i naftës dhe produkteve të rafinuara është rritur ndjeshëm, ata  kanë zgjedhur të heqin dorë përkohësisht nga një pjesë e taksave, të subvencionojnë karburantin ose të vendosin kufizime mbi çmimet. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të analizuara nga Peë Research Center, deri më 12 qershor 2026, 113 vende dhe Komisioni Europian kishin marrë të paktën një masë për të përballuar pasojat energjetike të luftës. Në 55 shtete janë ulur taksat mbi energjinë, 32 kanë përdorur subvencione për karburantet dhe 23 kanë vendosur kufizime çmimesh. Në Spanjë, për shembull, qeveria ka ndërhyrë drejtpërdrejt në...