Europianë vetëm te çmimet: Ushqimet në Shqipëri, 3% më të shtrenjta se mesatarja e BE
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian. Për konsumin sipas fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas Bosnjën, ndërsa për të ardhurat për frymë është në nivele të njëjta me Maqedoninë e Veriut dhe sërish lë pas Bosnjën. (të dhënat për Kosovën mungojnë).Megjithatë, kur vjen puna për çmimet e ushqimeve, shqiptarët po i paguajnë ato gjithnjë e më shtrenjtë në raport me mesataren e Bashkimit Europian, të matura sipas fuqisë blerëse. Të dhënat më të fundit të Eurostat, që pritet të bëhen publike sot, të përpunuara nga Monitor, bëjnë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë...
Burimi:
javanews.al