OpenAI ndryshon ChatGPT-në, nuk lejon më shkrime në stilin e autorëve të famshëm
OPENAI ka prezantuar një ndryshim në ChatGPT që i pengon përdoruesit të krijojnë tekst në stilin e autorëve të famshëm si Agatha Christie, Stephen King ose Ernest Hemingway. Kërkesa të tilla tani do të refuzohen, pavarësisht nëse autori është i gjallë apo i vdekur, në një ndryshim të vënë re për herë të parë nga Ars Technica, raporton Euronews. Ars Technica kreu testime që konfirmuan se ChatGPT i refuzon sistematikisht kërkesa të tilla. Për shembull, nëse i kërkoni ChatGPT të riformulojë tekstin në stilin e njohur të Stephen King, ai do ta refuzojë detyrën dhe do të ofrojë tekst origjinal që krijon një atmosferë të ngjashme. Ky ndryshim vjen pas një sërë padish të ngritura nga autorët kundër OpenAI, si dhe një vendimi kundër konkurrentit...
Burimi:
kultplus.com