Euro bie përsëri, arrin rekord të ri në 95.32 lekë

Euro bie përsëri, arrin rekord të ri në 95.32 lekë

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar përsëri rënie ditën e sotme dhe ka thyer lehtë minimumin e mëparshëm historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 2.8%. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të Euros vazhdon të karakterizohet nga presione në rënie, për shkak të ofertës së bollshme të valutës në treg. Këto presione në rënie zbuten përkohësisht nga ndërhyrjet e vazhdueshme të bankës së Shqipërisë. Por, brenda një harku disaditor, trysnia e tregut për ta zhvlerësuar kursin e Euros rritet...