Drejtoresha e QSUT, sekretarja e Allajbeut “dhuratë” shefit 1.2 miliard lekë nga paratë e popullit, si po shkojnë…

Drejtoresha e QSUT, sekretarja e Allajbeut “dhuratë” shefit 1.2 miliard lekë nga paratë e popullit, si po shkojnë…

Teksa sistemi shëndetësor publik në Shqipëri vazhdon të përballet me mungesa kronike dhe degradim, një tjetër skandal me erë korrupsioni ka dalë në dritë, duke konfirmuar frikën se shëndetësia po përdoret thjesht si një vegël në duart e oligarkëve dhe do u jepet me koncesion hajdutëve të fondeve publike që ta rrotullojnë si të duan në duart e tyre. Tenderat janë shndërruar në formalitete të paramenduara për të ushqyer rrjetin e bizneseve pranë pushtetit, duke përmendur këtu të fundit të dhënë nga QSUT për oligarkun Klodian Allajbeu me një vlerë prej mbi 1.2 MILIARD LEKË. Përmes një procedure të “hapur”, QSUT ka shpallur fitues kompaninë EVITA SHPK, ndërsa rivali i saj është skualifikuar me pretendimin se “nuk arriti të plotësonte kërkesat”. Ky proces i radhës...