Do të zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë
Javën e parë të tetorit të këtij viti do të nisë “fotografimi” i bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare. Në komisionet parlamentare është miratuar projektligjin për Censin e Bujqësisë, i cili pritet të marrë vulën përfundimtare në Kuvend. Drejtoresha e INSTAT tha në komisionin e Bujqësisë se censi do të zgjasë 6 javë dhe mbledhja e të dhënave do të bëhet sipas standardeve të BE-së. “Java e tetorit është periudha e duhur sipas standardeve evropiane për tu realizuar censi i bujqësisë. Censi do të zgjasë 6 javë në terren. Informacioni do të mblidhet në terren nga 3400 anketues dhe 640 kontrollorë. Të gjitha informacionet që do të mblidhen do ti shërbejnë statistikave zyrtare. Delegacioni i BE-së ka dhënë fonde që ne të kemi ekspertizë për të mbledhur...
Burimi:
sot.com.al