Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë të zhvillimeve në këtë treg. Analiza do të bazohet në të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve për periudhën 1 janar 2025 – qershor 2026. Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si edhe listën e 30 produkteve...