Çmimet janë rritur me 3.2% edhe sipas metodës së Eurostat, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

Çmimet janë rritur me 3.2% edhe sipas metodës së Eurostat, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin Qershor 2026 është 3,2 %, sipas publikimit të fundit të INSTAT. Edhe sipas publikimit më të hershëm të INSTAT, çmimet u rritën me 3.2%. Në ndryshim nga INSTAT, sipas indeksit të harmonizuar, ndikimin më të madh në rritje e çmimeve e kanë dhënë ushqimet deh elementi i dytë është argëtimi. Ndërsa sipas INSTAT, faktori i dytë me ndikimin më të madh ishin qiratë, ujë, energji. Sipas publikimit të fundit, Kontributin kryesor në rritjen vjetore të çmimeve në muajin Qershor e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, me një rritje vjetore me 2,9 %, pasuar nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me një kontribut prej +0,65 pikë përqindje...