Brunilda Mersini i hap derën e milionave Safet Gjicit pas burgut, 269 mln lekë nga Bashkia Vlorë për kompaninë…

Brunilda Mersini i hap derën e milionave Safet Gjicit pas burgut, 269 mln lekë nga Bashkia Vlorë për kompaninë…

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, duket se i ka hapur derën e një kontrate me vlerë 269 milionë lekë kompanisë së lidhur me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, vetëm pak kohë pasi ai la qelinë e burgut. Tenderi ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrin e Gjicit, i dënuar për korrupsion, përmes kompanisë “Kevin Konstruksion”, e cila vijon të përfitojë fonde publike nën administrimin e vëllait të tij. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili u dënua me tre vjet burg për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ofron një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si bizneset e lidhura me zyrtarë të dënuar vazhdojnë të fitojnë tenderë publikë. Pasi drejtësia i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike për pesë vjet, më 18...