‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm
Tregu i apartamenteve turistike në Shqipëri po vazhdon të zgjerohet me ritme të larta. Megjithatë, numri i pronave që po hidhen në treg po rritet më shpejt se kërkesa nga turistët, një zhvillim që po ndikon në ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në uljen e ritmit të përmirësimit të zënies së tyre. Gjatë 12 muajve të fundit deri në mars 2026, në Shqipëri kanë qenë aktive mesatarisht rreth 27 mijë apartamente dhe njësi akomoduese për qira afatshkurtër, duke shënuar një rritje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me vitin 2019, kur numri i tyre ishte më pak se 6 mijë, tregu ka pësuar një zgjerim shumë të shpejtë. Pas pandemisë, si kërkesa nga turistët ashtu edhe oferta e apartamenteve turistike u...
Burimi:
javanews.al