Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pas lajmit se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një bllokadë të gjatë ndaj Iranit. Kështu, nafta e papërpunuar u rrit në 115 dollarë për fuçi ditën e mërkurë, pasi tregjet financiare u mbyllën në kuotën 110 dollarë mbrëmjen e së martës. Ishte gazeta “Wall Street Journal” që raportoi se presidenti amerikan ka udhëzuar këshilltarët e tij që të bëhen gati për të zgjatur bllokadën e porteve iraniane, me qëllim gjunjëzimin ekonomik të vendit. Nga ana e saj, Republika Islamike tha se do të vazhdojë të çorodisë trafikun në Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj veprimeve amerikane. Çmimi i naftës ka pësuar lëkundje të forta që nga fillimi i luftës, me kalimin detar që është i mbyllur prej javësh...