Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të kushtojë më 40 lekë, por 30 lekë më shumë. Detyrimi i Tatimeve për të implementuar sistemet POS/POI për të gjitha bizneset që operojnë me para në dorë, ka ngritur shqetësimin e shoqatave të transportit në të gjithë Shqipërinë. Për Top Channel shoqatat shprehen se operatorët e autobusëve janë njoftuar për detyrimin e pagesave elektronike me kartë ndërsa theksojnë se zbatimi praktik i këtij sistemi do të sjell kosto dhe vështirësi për sektorin. “Transporti publik urban funksionon mbi një model me volum shumë të lartë transaksionesh dhe vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale, ku aktualisht tarifa e biletës së transportit publik qytetas është vetëm 40 lekë...
Burimi:
top-channel.tv