Bëjini mirë llogaritë: Shqipëria po humbet avantazhin e ‘destinacionit të lirë’
Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar po e bën pushuesin vendas më të vëmendshëm ndaj krahasimit të çmimeve se kurrë më parë… Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto dukshëm më të ulëta se në Greqi, Kroaci apo Itali. Por vera e vitit 2026 po tregon se ky avantazh po zbehet gradualisht. Sidomos në jug të vendit, çmimet e akomodimit, shërbimeve dhe të argëtimit janë rritur në nivele që po i detyrojnë pushuesit shqiptarë të bëjnë më shumë krahasime para se të rezervojnë pushimet. Dhërmiu, Jala, Himara, Ksamili dhe Saranda mbeten ndër destinacionet më të kërkuara, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtat. Sipas tarifave të publikuara nga strukturat akomoduese për sezonin veror...
Burimi:
syri.net