Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Çdo event i madh sportiv krijon një efekt të menjëhershëm në sektorin e mikpritjes. Ndeshjet e rëndësishme tërheqin klientë në bare, restorante dhe ambiente sportive, ku konsumi i pijeve dhe i ushqimeve rritet ndjeshëm krahasuar me ditët normale. Për industrinë e birrës, Botërori konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit. Operatorët e bareve në vend pohojnë se gjatë eventeve të mëdha sportive, kërkesa për birrë rritet ndjeshëm, veçanërisht në ndeshjet eliminatore dhe finalet, ku frekuentimi mund të arrijë disa herë më shumë se në ditët e zakonshme. Me zhvillimin e 104 ndeshjeve, Botërori 2026 pritet të gjenerojë një periudhë të zgjatur konsumi për sektorin e mikpritjes. Për distributorët e pijeve dhe lokalet sportive, turneu përfaqëson një mundësi për të rritur shitjet në kulmin...