Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë u rritën me 30% për tremujorin e parë

Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë u rritën me 30% për tremujorin e parë

Pagesat me kartë shënuan një tjetër rritje të lartë në tremujorin e parë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tre muaj numri i pagesave me kartë në terminale POS arriti në 7.58 milionë, në rritje me 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Për të katërtin tremujor radhazi, pagesat me kartë në terminale POS kaluan në numër tërheqjet e parasë cash nga bankomatet. Kjo tregon që përdoruesit e infrastrukturës së sektorit financiar po e përdorin kartën më pak për veprime me paranë cash dhe po paguajnë më shumë nëpërmjet kanaleve elektronike. Megjithëse kjo tendencë ndikohet pjesërisht nga turistët e huaj, duket qartë se edhe shqiptarët po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt pagesave elektronike. Në vlerë, pagesat me kartë...