Banesat po shtrenjtohen, çmimet e apartamenteve rriten shumë më tepër se kostot e ndërtimit
Ndërtimi mbetet një nga sektorët më aktivë të ekonomisë shqiptare, por zhvillimet e fundit tregojnë se rritja e çmimeve të banesave nuk po ecën më me të njëjtin ritëm si kostot e ndërtimit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa u rrit me vetëm 1.1% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht materiali i ndërtimit, që përbën një nga zërat kryesorë të kostos ka shënuar ulje me 0.9%, ndërsa materialet bazë të ndërtimit kanë rënë me 1.4%. Këto shifra tregojnë se argumenti i rritjes së çmimeve të apartamenteve vetëm për shkak të kostove të ndërtimit po zbehet. Në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare,...
Burimi:
top-channel.tv