Autostrada vishet me bar e pemë, faturën e paguajnë shqiptarët/ 13.7 mln euro për çerekun e Tiranë-Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë të lidhur me autostradën Tiranë-Durrës por këtë herë të lidhur me përmirësimin estetik të aksit nga sheshi Shqiponja te nënklaimi i Limuthit. Kjo ndërhyrje u lajmërua edhe më herët gjatë inspektimit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ku u nënvizua se ky përmirësim do të konsistonte në gjelbërim dhe përmirësim të anës vizuale të autostradës pjesa e parë e së cilës është hapur për qarkullim me katër korsi. Kontrata në fjalë ka në objekt” “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit” dhe fondi limit është 1.31 miliardë lekë apo 13.7 milionë euro. Sipas dokumenteve ndërhyrja për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës konsiston në realizimin e këtyre punimeve: Punime...
Burimi:
syri.net