Autoriteti Rrugor Shqiptar hap tenderin 14.5 mln euro për Lotin 3 të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa

Autoriteti Rrugor Shqiptar hap tenderin 14.5 mln euro për Lotin 3 të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur procedurën e prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 3”, me një fond limit prej 1,36 miliardë lekësh pa TVSH, ose rreth 14.5 milionë euro pa TVSH. Procedura përfaqëson fazën e tretë të investimit, pasi dy lotet e para të kësaj rruge janë prokuruar më herët dhe ndodhen në zbatim. Projekti është pjesë e rikonstruksionit të aksit Tiranë – Ndroq – Plepa, një rrugë kombëtare e ndërtuar disa dekada më parë, e cila ka shërbyer tradicionalisht si një nga lidhjet mes Tiranës dhe jugut të vendit. Sipas dokumentacionit teknik të ARRSH-së, infrastruktura ekzistuese, përfshirë urat dhe veprat e artit, pasqyron standardet dhe teknologjinë e kohës kur është ndërtuar. Dokumentet evidentojnë se rruga...