22.700 të huaj të punësuar në Shqipëri deri në qershor, kryesojnë ata me prejardhje nga Filipinet, India dhe Egjipti

22.700 të huaj të punësuar në Shqipëri deri në qershor, kryesojnë ata me prejardhje nga Filipinet, India dhe Egjipti

Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025. Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026. Nga totali i tyre të pajisur me leje unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar. Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për...