Ek*ekutohet 65-vjeçari, motiv dyshohet gjakmarrja. Policia e gjeti në rrugë

Ek*ekutohet 65-vjeçari, motiv dyshohet gjakmarrja. Policia e gjeti në rrugë

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Vaun e Dejës. “Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau e Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, lexohet në njoftimin e policisë. Viktima është Frrok Lleshaj, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.