Edicioni i pestë i RLIOF kulmon me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends, nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Edicioni i pestë i RLIOF kulmon me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends, nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Vjollca Duraku Nën qiell të hapur, publiku i Prishtinës mbrëmë pati rastin të përjetoj çaste të paharrueshme në mbrëmjen GALA të festivalit Rame Lahaj International Opera Festival, përmes zërit kristal të solistëve Nino Machaidze, Drio Russo dhe nikoqirit Ramë Lahaj. Ky koncert i cili shënoi përmbylljen e edicionit të pestë të festivalit RLIOF erdh në bashkëpunim me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli. “Ëndrra pa kufi, Opera pa Mure” ka qenë motoja e këtij edicioni, që vjen si thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për t’i tejkaluar sfidat. Brenda 10 ditësh sheshet e Prishtinës...