Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Nga Lorenc Vangjeli Ky është një portret politik i Edi Ramës, i trajektores së pabesueshme të një individi që e nisi jetën publike si sportist dhe artist. E vijoi si frymëzues i studentëve të Dhjetorit 90-të, që çmonin rebelin antikonformist dhe antikomunist, është rrugëtimi i njeriut që krijoi admirues të shumtë me stilin therrës publicistik në postpluralizëm, që hyri në politikë me një ftesë rastësore, e cila përkoi me një ambicje të hershme personale, që diti të manovrojë me një shkathtësi të habitshme mes katër kryeministrave Nano, Meta, Majko e Berisha duke ju imponuar të katërve në mënyra të ndryshme, që fitoi si askush tjetër më parë katër mandate qeverisëse rresht dhe që tashmë është vënë përballë protestusve të zemëruar që kërkojnë largimin e tij....
Burimi:
javanews.al