Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Edhe policia me pushime“/ Zhupa: Saranda u kthye në arenë krimi, qytetarët të pasigurtë për jetën
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar për situatën e rëndë kriminale në qytetin e Sarandës. Gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD, Zhupa tha se Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, ndërkohë që policia duket se është me pushime. “4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët”, tha Zhupa. Ndërsa më tej deputetja demokrate i bëri thirrje ministrit të Nrendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorit të Policisë të Shtetit Ilir Proda të marrin masat e nevojshme për rend...