Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ec, se jemi policia’/ Si ‘uniformat blu’ ndoqën Renis Dobrën dhe ‘përzunë’ kushëririn e tij! Telefonata e fundit me babain: Po nisem për në shtëpi…
Mbeten ende mister rrethanat e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, trupi i të cilit u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina brenda në ujë. Dyshohet se 23-vjeçari është dhunuar dhe goditur me qytën e armës, përpara se të mbytej me litar nga autorët. Më pas, automjeti i Renis Dobrës është hedhur drejt humnerës në Liqenin e Shkopetit, ndërsa në rrethana ende të paqarta trupi i viktimës ka dalë nga makina pak metra para se mjeti të përfundonte në ujë. 23-vjeçari po shkonte drejt shtëpisë me një automjet tip Benz ngjyrë jeshile në pronësi të...