No Image Available

E vranë sot në mes të qytetit, çfarë dihet për Artan Myrtajn, emër i njohur për policinë

Artan Myrtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, në një atentat që dyshohet se është kryer nga dy persona. Myrtaj, i cili sipas raportimeve ishte 44 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend. Autorët dyshohet se kanë qenë të pajisur me skafandër dhe kanë lëvizur me motor, ndërsa pas të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ishte një emër i njohur për policinë e Sarandës. Në vitin 2025, ai ishte arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me një ngjarje plagosjeje të regjistruar në qytet. Në atë kohë, Myrtaj ishte shpallur në kërkim si një prej personave të dyshuar për përkrahjen e autorëve të plagosjes me armë të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja e...