E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu
Një prej emrave të njohur të historiografisë shqiptare, prof. dr. Muharrem Dezhgiu, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Historisë, i cili shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të historianit dhe u përcjell ngushëllimet familjarëve të tij. Në njoftimin e saj, Instituti i Historisë vlerëson kontributin e tij në fushën e historiografisë shqiptare dhe përkushtimin ndër vite në studimin e historisë kombëtare. Muharrem Dezhgiu lindi në fshatin Guri i Bardhë, në Mat, më 1 shtator 1944. Gjatë karrierës së tij, ai iu përkushtua studimit dhe shkrimit të historisë kombëtare, duke lënë pas një sërë botimesh dhe studimesh. Ndër veprat e tij janë “Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944)”, “Shqipëria në luftë (1939-1944) –...
Burimi:
vizionplus.tv