Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E shkuara e Dritan Gjikës, si e nisi aktivitetin kriminal duke shitur tonelata kokainë nën petkun e biznesmenit dhe lidhja me kunatin e presidentit ekuadorian
👁10470
E shkuara e Dritan Gjikës, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj dhe aktiviteti i tij kriminal, i fshehur në profilin e biznesmenit, ishte temë e emisionit “Në Shënjestër” në News24, këtë të martë. Në Shqipëri emri i 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej pothuaj 51 milion euro, të llogaritura vetëm si asete të...