Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë/ U godit nga rrufeja, humb jetën 65-vjeçari
👁10937
Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Ersekë. Një 65-vjeçar nga fshati Qinam ka humbur jetën, pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari me iniciale A.A. ka qenë në kullota për të nxjerrë bagëtitë, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Policia ka konfirmuar se viktima është shtetasi A.A. dhe ndodhet drejt vendngjarjes për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.