E rëndë/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku një person ka humbur jetën. Sipas raportimeve, minatori ka pësuar një aksident gjatë punës e për pasojë ka ndërruar jetë. Pas marrjes së njoftimit, policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës. Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes
Burimi:
gijotina.com