Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Shpallet në kërkim 40-vjeçari, dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të…
40-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me shtetasen. Po punohet për kapjen e tij. Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.