Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Shkodër/ 65-vjeçarja gjendet e pajetë në oborrin e shtëpisë
👁12445
Një 65-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në oborrin e banesës. Sipas policisë, shtetasja D. M., dyshohet të jetë vetëvarur. Në vendngjarje ka shkuar policia, ku po heton rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.