Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E rëndë në Koplik, 55-vjeçari humbet jetën gjatë hapjes së pusit
Një 55-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Koplik. Policia njofton se Astrit Himaj duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mehaj” të Koplikut në Malësi të Madhe. “Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton Policia.