Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Klos/ Shembet masivi i kromit, merr para fadromën bashkë me drejtuesin
👁5732
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri. Nga shembja e stogut është çarë edhe një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, e për pasojë ka marrë me vete mjetin.