E rëndë! Gjendet pa jetë 28-vjeçari në Fier, dyshohet se…

E rëndë! Gjendet pa jetë 28-vjeçari në Fier, dyshohet se…

Një 28-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës së tij në Cakran të Fierit. I riu N.Ll., dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po heton për rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa mendohet se 28-vjeçari është vetëvarur në oborr. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: Syri.net