Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ E përplasi makina teksa po ecte në trotuar, vdes te Trauma efektivi i policisë
👁13389
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, oficeri i policisë i cili u përplas nga një makinë në Peshkopi teksa po ecte në trotuar. Veli Gjura fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aksidenti fatal për policin u regjistrua më 5 maj. Ndërkohë i riu që drejtonte makinën, Alban Murja, ra në prangat e policisë për ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.