Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E pazakontë në Vlorë! Kryetarit të komisionit i vdes nëna, votuesit presin në radhë
👁6686
Një qendër votimi në Vlorë nuk është hapur akoma, sepse kryetari i komisionit ka humbur mamanë. Raportohet se qytetarët po presin në korridoret e qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e votës. Gjithashtu procesi i votimit në qendrën e votimit 44/71/2 në Vlorë nisi sot me vonesë, për shkak se dy komisionerë u larguan për arsye familjare. Sot do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 19:00.