E papritur! Mevlan Shaba godet me vezë Luiz Ejllin, ç’ndodhi mes tyre?

E papritur! Mevlan Shaba godet me vezë Luiz Ejllin, ç’ndodhi mes tyre?

Mevlan Shaba ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Andale”, ku është përballur me disa pyetje për personazhet e njohur të ekranit shqiptar. Në trailerin e publikuar për episodin e ardhshëm, ish-banori i “Big Brother VIP” shfaqet duke marrë pjesë në një lojë ku duhet të zgjedhë personazhet që përputhen me pyetjet që i drejtohen, duke goditur me vezë fotografitë e tyre. Një nga momentet e para të publikuara është ai kur Mevlani pyetet se cili prej personazheve nuk e meriton famën që ka. Pa hezituar, ai zgjedh Alba Pollozhanin, duke goditur fotografinë e saj me vezë. “Alba Pollozhani. Mendoj që duhet hequr fare nga ekrani”, shprehet Mevlani, duke dhënë një mendim të drejtpërdrejtë për ish-konkurrenten e reality show-t. Por një tjetër moment që...