E kujtojmë Tonin Tershanën, këngëtarin e njohur shqiptar

E kujtojmë Tonin Tershanën, këngëtarin e njohur shqiptar

Më 22 shtator 2015 u nda nga jeta Tonin Tershana, një prej emrave më të spikatur dhe zërave më të veçantë të muzikës shqiptare. I lindur në Shkodër më 1 qershor 1949, Tershana u ngjit në skenë shumë i ri. Në moshën 16-vjeçare, në vitin 1965, mori pjesë në Festivalin e 4 të Këngës në Radio dhe fitoi çmimin e parë me këngën “Të dua o det”, me muzikë të Tonin Harapit. Ishte një nisje e jashtëzakonshme për një karrierë që do të zgjaste për dekada. Festivalet e Këngës do të mbeteshin një nga skenat më të rëndësishme të karrierës së tij. Tershana fitoi katër herë çmimin e parë, në vitet 1965, 1971, 1972 dhe 1983, duke u bërë një nga këngëtarët më të vlerësuar...