“E ka refuzuar dy herë Bayern-in”, zbulohet futbollisti i Barcelonës që ka lënë me “gisht në gojë” bavarezët

“E ka refuzuar dy herë Bayern-in”, zbulohet futbollisti i Barcelonës që ka lënë me “gisht në gojë” bavarezët

Agjenti i Dani Olmo, Andy Bara, i ftuar në podkastin “Inkubator”, siç raportohet nga gazeta spanjolle “Sport”, zbuloi se mesfushori me tipare sulmuese i Barcelonës e ka refuzuar dy herë Bayern Munich. Oferta e parë erdhi gjatë kohës që lojtari luante për Dinamon e Zagrebit, para transferimit të tij prej 20 milionë eurosh te Leipzig në janar të vitit 2020. Bayerni tentoi sërish në verën e vitit 2024, por Olmo zgjodhi të finalizonte transferimin te Barcelona, në një marrëveshje totale me vlerë 62 milionë euro. “Ai e refuzoi Bayerin me iniciativën time kur ishte te Dinamo. I thashë: ‘Duhet të bësh një hap tjetër’, dhe pikërisht kjo ndodhi”, zbuloi fillimisht Andy Bara. Agjenti i Olmo pranoi se zgjedhja për t’u transferuar te Barcelona, ngjalli fillimisht...