“E ka fituar tashmë”, Rice nuk ka dyshime për Topin e Artë: Numrat flasin qartë

“E ka fituar tashmë”, Rice nuk ka dyshime për Topin e Artë: Numrat flasin qartë

22 Tetor 2026 16:30 Telesport Pas barazimit 2-2 kundër Bayernit në javën e tretë të fazës së ligës së Champions League, mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, e veçoi sulmuesin e skuadrës bavareze – dhe shokun e tij në kombëtare – Harry Kane, si favoritit kryesor për të fituar “Topin e Artë” (Ballon d’Or). “Ai është fituesi i padiskutueshëm. Statistikat e tij flasin vetë; viti që ka kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm. Kur luan përkrah tij, e kupton se sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij, sheh se sa i vështirë mund të jetë për t’u përballuar. “Është një ‘përbindësh’ – një lojtar jashtëzakonisht i fortë. Kam fat që luaj me të, ndonëse ndoshta kam pak më pak fat kur më duhet ta kem...